Barcelona nuk heq dorë nga Matthijs de Ligt. Sipas Daily Mail, katalanasit kanë bërë një ofertë prej 74 milionë
eurosh për mbrojtësin, që është refuzuar menjëherë nga Juventus.

Holandezi u transferua te bardhezinjtë verën e kaluar nga Ajax, duke refuzuar Barçën. Megjithatë, një sezon i parë jo shumë bindës në Itali ka shtyrë Barçën që të provojë përsëri për De Ligt.

Barça duket se e ka bërë ofertën gjatë negociatave për një këmbim që përfshinte Nelson Semedo-n, Miralem Pjanic-in dhe Mattia de Sciglio-n.Negociatat po vazhdojnë.

Katalanasit mund të provojnë përsëri për De Ligt në javët e ardhshme./telesport/