Andrrâ që po jetoj!!


Historia me futbollin më duket sikur nuk ka datë fillimi por sikur ka lindur bashkë me mua. Padiskutim që paditur rëndësinë e këtij sporti ishte një ndër lojërat e mia të preferuara edhe pse shpesh herë përdornim topin e volejbollit apo çfarëdo që na dilte para për të luajtur!!


Që nga viti 2004 kur babi vendosi të ndërtonte një kalçeto para shtëpise e deri sot çdo gjë në jeten time ka lidhje me futbollin. Kisha fatin që në vitin 2005 të shihja gra, vajza të cilat po “shkruanin” historinë për futbollin e femrave në Shqipëri (një ndër to ishte mami dhe motra).

Falë dëshirës, pasionit të madh të presidentit( babit) Ferdinand Jaku sot ekzistojnë kampionati, kombëtaret U17,U19 dhe kombëtarja e madhe të cilët po korrin sukseset e tyre. Dukshëm që familja është mbështetja ime më e madhe dhe për këtë dua ti falenderoj dhe shpresoj që një ditë ti bëj shumë krenarë e të shpërblej çdo sakrificë të tyre.

Unë jam shumë me fat që jam pjesë e ktij sporti që nga mosha 9 vjeçe ku kam kaluar mijera emocione të ndryshme. Në moshën 12 vjeçe ishte ndeshja e parë e cila jam aktivizuar me ekipin e madh dhe mbaj mend që kam shënuar dhe golin tim të parë në ndeshje zyrtare po në atë moshë.

Më pas jam aktivizuar edhe në kombëtaren U19 dhe kombëtaren e madhe. Shpesh herë në përmendim lojtarët e mëdhenj të cilët na frymëzojnë por unë dua të përmend motrën time Emanuelen ku padiskutim që ishte, mbetet dhe do jetë një shembull për mua dhe për shumë vajza të tjera. Futbolli ka hapur shumë rrugë në jeten time dhe besoj të shumë vajzave që e luajnë atë.

Përveç aktivizimit si sportiste unë jam studente në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në degen e Edukimit fizik dhe sporte gjithashtu trainere e akademisë Juban-Danja U11 . Kënaqësia me e madhe është të shoh vajza të vogla të cilat kan ëndrra të mëdha për futbollin dhe disa prej tyre po i jetojnë ato. SEPSE ÇDO SUKSES ËSHTË ËNDËRR NË FILLIM!!