Duhej të fillonte nesër por trajneri Brdariç e ka shtyrë edhe me 24 orë të tjera nisjen e stërvitjes për ekipin e Vllaznisë.
Ai ka vendosur t’i lërë edhe një ditë më shumë në dispozicion futbollistëve të tij për të pushuar, pas një periudhe të gjatë ngarkesash që kanë kaluar kohët e fundit.
Dhe përpos kësaj, disa nga lojtarët e huaj që janë aktualisht pjesë e Vllaznisë, e kanë kaluar festën e Vitit të Ri në vendin e tyre per t’i festuar bashke me familjet ato.
Në fakt, edhe këto ditë nuk kanë qenë krejtësisht pushim sepse stafi teknik i ka këshilluar lojtarët për të ruajtur formën fizike dhe për të mos shtuar në peshë sepse nuk kanë kohë për ta rikuperuar.
Stërvitja e kuqebluve kësisoj do të nisë të martën teksa bashkë me të do të nisin përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Teutës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/