Federata Shqiptare e Futbollit po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur ndeshjet e turneut ndërkombëtar ‘UEFA Development U-16’ për djem, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2,4 dhe 7 maj.
Ashtu edhe siç është bërë e ditur më herët, përveç Kombëtares shqiptare U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, teksa për herë të parë të gjitha sfidat e këtij turneu do të zhvillohen në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
Shqipëria U-16 do të nisë pasditen e së shtunës grumbullimin në kompleksin ‘Tropikal’, në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri i kombëtares së kuqezinjve të vegjël, Ervin Bulku shpalli këtë të premte edhe listën me emrat e 20 futbollistëve të thirrur për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat. Siç do ta shikoni edhe me poshte, ne kete liste ka vetem nje futbollist te ftuar nga Akademia Vllaznia, pikerisht mbrojtesin Erigestino Pepnikaj.
11 nga 20 lojtarët e ftuar nga stafi i ekipit kombëtar U-16 aktivizohen në klubet shqiptare, ndërsa 9 prej tyre luajnë në skuadra jashtë vendit si Udinese, Kaiserlautern, Darmstad, Brescia, Genoa e të tjerë. Këta futbollistë kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-15 dhe U-16 dhe janë testuar vazhdimisht edhe në seleksionimet dhe grumbullimet e shumta të ekipeve Kombëtare.
Turneu do të ngrejë siparin më 2 maj, teksa ndeshja e parë do të jetë ajo mes Ishujve Faroe – Azerbajxhan, që është planifikuar të luhet në ora 11:00. Sakaq, Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ora 17:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 4 maj, me Moldavinë që do të përballet me Ishujt Faroe në ora 11:00, ndërsa Shqipëri – Azerbajxhan është programuar të zhvillohet në orën 17:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 7 maj. Azerbajxhani do të luajë kundër Moldavisë në ora 11:00, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ishujve Faroe në ora 19:00.
Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’
2 maj
Ishujt Faroe U-16 – Azerbajxhan U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë
Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 17:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë
4 maj
Ishujt Faroe U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë
Shqipëri U-16 – Azerbajxhan U-16, 17:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë
7 maj
Azerbajxhan U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë
Shqipëri U-16 – Ishujt Faroe U-16, 19:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë