Trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro shpreh bindjen e tij të plotë se ndeshja ndaj Apolonisë, ashtu si ajo e kaluara me Luftëtarin, do të mbyllet me triumfin e kuqebluve. Një besim të tillë, ai e ka shprehur në konferencën e sotme për shtyp teksa deklaroi se nuk bëhet fjalë për nënvlerësim të kundërshtarit por thjesht bazohet tek kontigjenti I lojtarëve që ka në dispozicion dhe tek aftësitë e tyre. “Unë gjithmonë e kam thënë se çdo ndeshje ka rëndësinë e saj.
Edhe ndeshja me Apoloninë sikurse ndeshja e një jave më parë, ka rëndësi patjetër sepse luajmë në fushën tonë. Kërkohet patjetër fitorja sepse çdo kundërshtar normalisht ka vlerë të barabarte pasi është një vlerësim me tre pikë. Në këtë aspect, them se e shoh shumë të rëndësishme ndeshjen me Apoloninë për t’u ngritur normalisht në klasifikim dhe për të rritur patjetër edhe moralin e skuadrës”.Në tre javët e para të kampionatit, tek Vllaznia ka rënë në sy mosdalja ende tek goli e sulmuesve të saj. Për trajnerin Duro ky nuk është ndonjë shqetësim serioz sepse për të e rëndësishme është që skuadra të shënojë megjithatë edhe vetë beson se sulmuesit do zhbllokohen që në ndeshjen e rradhës me Apoloninë. “Nuk më shqetëson ky fakt. E rëndësishme është që skuadra të fitojë, të shënojë. Nuk ka rëndësi se kush shënon. Do ishte pozitive patjetër që të shënonin sulmuesit, por e rëndësishme është që skuadra të funksionojë në grup, të shënojnë të gjithë futbollistët dhe të fitohet ndeshje.Në këtë aspekt, nuk e shikoj shqetësuese. Mirë do ishte që edhe sulmuesit të shënonin dhe kam shumë besim se ata do ta bëjnë një gjë të tillë ndaj Apolonisë, por mbi të gjitha, e përsëris, e rëndësishme është që skuadra të funksionojë dhe të shënojë”-ka thënë në fund të prononcimit të tij sot trajneri I Vllaznisë Shpëtim Duro.
www.shkodrasport.com