Ne pese ndeshje qe ka zhvilluar deri tani, Vllaznia U21 ka arritur te fitoje 4 prej tyre nderkohe qe ne nje tjeter eshte ndare ne barazim ndaj Shenkollit ne Shkoder, ne nje ndeshje ku ajo ka qene e pafat sepse ka shperdoruar shume raste.
Sot kjo skuader ka fituar ne Tirane 1-0 ndaj “Football Republic” me golin e Brendon Smajlit dhe me kete trepikesh ekipi shkodran eshte ne krye te renditjes me pike te barabarta me Laçin, nga 13 secila.
Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, trajneri Fatjon Hasani eshte shprehur: “Ka qene nje fitore e merituar sepse ajo per asnje moment nuk eshte vene ne diskutim nga ekipi yne.
Per fat te keq, kemi shperdoruar shume raste shenimi sepse nga menyra si u zhvillua loja, rezultati duhej te kishte qene shume me i thelle. E rendesishme eshte qe Vllaznia U21 vazhdon te luaje bukur futboll dhe duke luajtur ne kete menyre, po merr edhe rezultatet e duhura”.
Ne ndeshjen e sotme, me Vllaznia U21 nga kontigjenti i ekipit te pare ka luajtur vetem mesfushori Eraldo Deda, megjithate skuadra serish ka treguar vlera duke dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit./SHKODRA-SPORT.COM/