Nga Gjergj KOLA
Ish- gjimnasti i Vllaznise dhe tashme biznesmeni i njohur Leonard Lulaj mbremjen e sotme eshte zgjedhur president i Federates Shqiptare te Gjimnastikes. Ai ka marre shumicen e votave te klubeve dhe shoqatave sportive qe aderojne ne kete Federate dhe eshte zgjedhur ne pozicionin e larte drejtues.
Asambleja Zgjedhore eshte zhvilluar ne Shkoder dhe ne te kane marre pjese edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli si dhe zevendesministri i sportit Endri Hoxha.
Ne fillim jane zhvilluar votimet per Komitetin Drejtues te Federates teksa ishin propozuar dhjete emra, nderkohe qe ne fund jane zgjedhur me shumice votash gjashte prej tyre. Pjese e listes fituese kane qene edhe dy shkodranet Beniamin Naku dhe Edmond Angoni si dhe Gezim Monopati, Edison Ikonomi, Enkelejda Olldashi, Gazmir Kapellari.
Me pas jane zhvilluar votimet per postin e presidentit ku krahas Leonard Lulajt, kandidate ka qene edhe Natasha Kotorri(Dako). Lulaj ka fituar 9 me 2 dhe kesisoj ka marre postin e larte drejtues te Federates. Ne fjalen e tij te shkurter ka falenderuar te gjithe per besimin e dhene dhe ka premtuar se do te beje me te miren per rritjen e nivelit te ketij sporti./www.shkodrasport.com/
https://youtu.be/AkCTYXh-lN8?si=ircrs-QxrblrI_1X