Edlir Tetova mendon se Egnatia nuk ka asnjë problem tjetër përveç faktit që nuk shënon rastet që konkretizon, e kjo ka sjellë mungesën e rezultateve në ndeshjet e fundit.
“Mërzitja është sepse pësuam dy gola me episode aty ku kemi pikën më të fortë, goditjet standarte, kemi shtatlartësi. Në pjesën e dytë patëm reagim, u shfaqëm para portës, por pa mundur të konkretizojmë.
Kishim një nervozizëm të pakuptimtë pas 10 minutave lojë, nuk e di nga vjen te lojtarët. Por mbi të gjitha më mirë që ndodhi në këtë moment, se kemi pushim para e kemi mundësi të rikuperojmë diçka me lojtarët dhe mënyrën e lojës. Por megjithatë, një pjesë e dytë që rastet ishin, kishim momentet.
Vendi i parë? Puna e premios besoj se është shtysë për të gjithë, edhe për klubin e lojtarët. Te pjesa e konkurrencës, çdo lojtari i bën mirë. Në stërvitje kishte doza të mira se të gjithë kanë pasur minutazhin e duhur dhe janë shfaqur mirë. Mendoj se ndeshjet fitohen në stërvitje. Kur ke konkurrencën e mirë, që në fundjavë në fushë, edhe kur heq një lojtar, çdo gjë të jetë në rritje.
E kam në kokë kush do të jetë ajo 11-she që do të na përfaqësojë, por gjithmonë edhe ata që angazhohen me minutazhin e duhur, janë fitore për çdo ekip.
Nuk ka ngërç, ekipi ka luajtur futboll, ka shkuar para portës e nuk ka bërë gol. Ngërçi është vetëm te shënimi i golit. Montenegro po sakrifikon, është i vetmi sulmues i skuadrës që po merr minuta pa fund e nuk i bën shumë mirë për momentin”, tha Tetova për “MCN” pas ndeshjes.