Aventura e Rej Manaj me Barcelonën B nuk ka qenë ajo e menduara teksa shqiptari ka vuajtur të gjente vazhdimësinë sa i përket golave. Sulmuesi, edhe pse në disa raste ka qenë pjesë e ekipit të parë në stërvitje, sërish nuk ka bindur dhe trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta nuk i jep shumë shpresë.
Edhe pse në ndeshjen e fundit Manaj shënoi gol, tekniku Pimienta thekson se në organikën e tij, të gjithë përveç Manaj, janë nën 23-vjeç dhe gati për ekipin e parë.
“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë.
Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”, u shpreh Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj. /VipSport/