Bayern Munchen dhe Real Madrid kanë barazuar 2 me 2 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Dhe pse Bayern ishte më dominues, nuk ia doli të fitonte.

Trajneri i Bayernit, Tuchel, është shprehur i habitur pas ndeshjes. Me performancën e skuadrës së tij priste fitore, ndërsa thotë se duhet të shënonim golin e tretë për ta siguruar.

“Ne filluam shumë mirë dhe mund të kishim marrë avantazhin. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di as pse. Më pas pranuam golin dhe u bë e vështirë”.

Ishte më mirë në pjesën e dytë. Ne treguam më shumë guxim.Bëmë 2-1, pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar të tretin. Ndihet e çuditshme. Ata i kthejnë dy raste në dy gola. Për mua është ende 50-50. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Tuchel.