Thomas Frank, trajneri i Brentford, është shfaqur shumë i lumtur për afrimin më të ri në ekipin e tij, atë të portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Tekniku u shpreh se kanë nënshkruar me një top-portier, ndërsa theksoi se afrimi i tij shton eksperiencën në skuadër.

Frank shtoi edhe se, ai ishte në kërkim pikërisht të një portieri të tillë, siç është gardiani i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

“Jam shumë i lumtur që Thomas Strakosha u bashkua me skuadrën e Brentford. Kemi nënshkruar me një top-portier.

Strakosha ka qenë numri një prej shumë kohësh te Lazio dhe kjo është impresionuese. Ai ka luajtur në Serie A dhe në kompeticione europiane dhe patjetër që shton eksperiencën në skuadër.

Ai i përshtatet modelit të portierit që po kërkonim dhe këtu te Brentford do të gjejë një ambient shumë të mirë. Së bashku me David Raya dhe Matthew Cox, do të motivojnë njëri-tjetrin në çdo ditë”,-mbylli prononcimin e tij trajneri i Brentford, Thomas Frank.
Maringlen ZHIVANI