Aurelio Andreacoli, trajneri i Empolit, nuk e ka fshehur pëlqimin që ka për Stiven Shpendin. Sulmuesi i Shqipërisë U21, nuk ka qenë së fundmi në formën më të mirë për shkak dëmtimesh dhe nuk ka qenë i gatshëm në tre sfidat e fundit të klubit të Serisë A.

Por nga kjo javë ai ka nisur të stërvitet me ekipin dhe Andreacoli bëri të ditur se si pëlqen si tipologji lojtari. Ndaj trajneri pret ta aktivizojë me rregullsi futbollistin, i cili është ende në pritje të golit të tij të parë në Serinë A.

“Ai është kthyer në dispozicion plotësisht këtë javë. Djaloshi më pëlqen shumë, më ka lënë përshtypje të mirë kundër Interit.

Mund të kishte pak më shumë fat, por mund t’i besosh plotësisht. Ka një buzëqeshje që të tërheq dhe bën gjithçka me lumturi dhe mua më pëlqen kjo”, tha trajneri i Empolit sot para gazetarëve,