Armando Dobra, një nga emrat e perspektivës kuqezi, i cili shkëlqeu në radhët e përfaqësueses Shpresa në ndeshjet e pak ditëve më parë, duket se këtë vit do ta kalojë i hauzuar në një skuadër në kategorinë e katërt angleze.

Konfirmimi indirekt vjen nga trajneri i klubit të Ipsuiç, Pol Lambert, i cili tregon se nuk mund t’i sigurojë shumë minuta një futbollisti të ri me ekipin e parë e për këtë arsye ai duhet që të kërkojë një sistemim të ri në huazim. Lambert deklaroi se ai dhe El Mizouni duhej të iknin nga Ipsuiç sepse duhej të luanin rregulisht.

“Këta djem duhet të luajnë nën trysni, duhet t’i nisim të luajnë futboll të rriturish dhe është e rëndësishme që të mësojnë gjërat siç duhet. Dobra është një tjetër djalosh që ka nevojë të luajë me ekipin e parë dhe në një ambient ku ai mund të largohet nga futbolli i U23, në të cilin nuk ka asnjë lloj trysnie.

Do të ishte ideale që ata të shkonin në Ligën 2. Do të jetë e shkëlqyer nëse ndodh. Ata janë lojtarë të mirë dhe mund ta përballojnë atë nivel”, deklaroi trajneri. /vipsport/