Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho feston sot ditëlindjen e 49-të.

Braziliani ka marrë shumë urime sot. Një urim special ka ardhur edhe nga ish-ekipi i tij Arsenal. Sylvinho ka luajtur me Arsenal nga viti 1999 deri në vitin 2001.

Klubi e ka uruar ish-mbrojtësin e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Happy Birthday, Sylvinho”. Në postim është një video teksa Sylvinho shënonte gol për topçinjtë gjatrë një ndeshjeje të Carling Cup kundër Chelsea.

Braziliani goditi një top nga jashtë zone që përfundoi në rrjetë. Në video duket dhe tekniku francez i Arsenal, Arsene Wenger teksa feston golin e trajnerit tonë të kombëtares.