Humbja e djeshme 0-4 ndaj Tiranes, ka lene pasoja te medha tek skuadra e Kastriotit. Menjhere pas saj, trajneri Emiliano Çela paraqiti doreheqjen e tij te parevokushme, por duket se ai nuk ka qene i vetmi qe eshte larguar nga krutanet.

Bashke me te eshte larguar edhe zevendestrajneri Bekim Kuli. Ka qene vete ky i fundit qe permes nje postimi ne rrjetet sociale shkruan: “Nga sot i jap fund bashkepunimit me KS Kastriotin.

I uroj sa me shume fitore ne te ardhmen, Falenderoj çdo pjestar te ekipit, qe nga doktorat, stafi, lojtaret, presidentat e klubit. Suksese dhe mireutakofshim ne situata te tjera! Falenderoj Emiliano Çelen, per mundesine per te punuar bashke ne kete eksperience shume te bukur”.

Largimin e Çeles dhe Kulit e ka zyrtarizuar sot edhe vete klubi krutan qe permes nje komunikate zyrtare sqaron gjithçka:

“NJOFTIM I KLUBIT!

KS Kastrioti njofton se Emiljano Çela nuk është më trajner i ekipit tonë. Çela ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes ndaj Tiranës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë. Krahas trajnerit të parë edhe ndihmësi i tij Bekim Kuli e ka mbyllur bashkpunimin me KS Kastriotin pas kësaj ndeshje. Klubi i falënderon Çelën dhe Kulin për kontributin e dhënë dhe i’u uron suksese në karrierën e tyre.

Ditën e sotme, skuadra është stërvitur nga Shkëlzen Rustami i cili është rikthyer në klub pas afro një viti. Rustami do të mbajë postin e zëvendës trajnerit, por deri në emërimin e trajnerit të ri do të drejtojë edhe skuadrën si trajner i parë.