Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri i Partizanit braktis intervistën pas ndeshjes së humbur ndaj Vorës

Trajneri i Partizanit braktis intervistën pas ndeshjes së humbur ndaj Vorës

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka qenë dukshëm i tensionuar pas humbjes ndaj Vorës të ekipit të tij, teksa ka lënë në mes edhe prononcimin para mediave pas një debati me ish-futbollistin Arben Milori.

“Sot i tentuam të gjitha të them të drejtën, kishim shumë raste, shpërdoruam jashtëzakonisht shumë. Më vjen keq për djemtë se shpërdoruam pa fund para portës. Kishim situata 3 kundër 1, 3 kundër 2 pa fund. Pastaj ishte rasti i penalltisë, gjëra që ndodhin në futboll.

Nuk mendoj se është çështje emrash, por e vendosjes, besoj se në pjesën e parë nuk është se kishte raste të barabarta. Vora ka goditur një rast në minutën e 90, ne kishim 2 raste në pjesën e parë, që ishte ai i Mehmetit ose rasti i penalltisë më flagranti. Vora nuk kishte raste të barabarta. Ne tentuam me zëvendësimet në pjesën e dytë me Diegon e Skukën, luajtën bashkë me Isgandarli e Bintsuka në 4-2-4 për të gjetur golin. Kishim raste, sidomos në goditje standarte, që e largoi mbrojtësi në vijë. Futbolli kështu është, ligji i pashkruar që nëse nuk shënon do pësosh, e na ndodhi ne sot.

Objektivat? Për këtë pyetje, nëse ke interes, pyesni më lart, jo mua. Unë flas anën taktike të futbollit, me këtë mënyrë apo tjetër ka marrë goxha pikë me mua, nëse dikujt nuk i pëlqen… (I drejtohet Milorit) Të lutem të mbaroj deri në fund. Partizani ka objektiva, e kam thënë dhe e them prapë, mund të kemi humbur, por me episode si me Dinamon, mund të mbaronte 2-2. Episodet kanë vendosur ku jemi këtu. Mos harrojmë nga kemi ardhur, jemi mes 8 ekipeve më të mira në Kupë, jemi në vend të 6 e synojmë më lart.

Mënyrën e të luajturit ndoshta e lexojmë e interpretojmë ndryshe në studio e fushë. Por nëse shihni statistikat e ndeshjes, Partizani sot ka qenë jashtëzakonisht shumë më mirë se Vora, pavarësisht se Vora është ekip solid, ka fituar edhe me Elbasanin në Elbasan, nuk është ekip i vogël. Futbolli tillë është. Albasete mundi Realin, ndaj futbolli është i bukur. Në studio është më i lehtë por në fushë është më i vështirë.

Pse të mos dalim kampion nuk e kam thënë ndonjëherë. Më thuaj çfarë mënyre kishte të luajturit sot? Penalltia a është rast? SI shkoi rasti i penalltisë? A nuk është rast penalltia? Goditja standarte është e punuar, nëse doni e çoj me video. Nuk kam më përgjigje për ju”, tha Kërnaja duke lënë në mes intervistën për RTSH pas debatit me Milorin i cili i kërkonte objektivat e Partizanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments