Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Jerzi Bzheçek, e sheh grupin e shortit të kualifikueseve të Botërorit 2022 si pozitiv.
Duke folur për shortin që vuri përfaqësuesen e tij përballë një skuadre si Shqipëria, ai theksoi se nuk kishte qenë më i vështiri i mundshëm.
“Ky është një grup mestar. Nuk është grupi më i vështirë. Po ta shohim realisht, mendoj se Anglia është favoritja kryesore. Me siguri Hungaria ka një ekip interest dhe Shqipëria është një kundërshtar aspak i rehatshëm. Në teori, Andorra dhe San Marino janë kundërshtarët më të lehtë, por unë do të paralajmëroja të gjithë që të mos kishin vetkënaqësi.
Më kujtohet si futbollist kur luajta kundër San Marinos dhe fituam 1-0 pasi Jan Furtok shënoi gol me dorë, Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm, tha tarjenriu I Polonisë sot pas hedhjes s ëhsorti, /vipsport/