Kampionati i kategorise se dyte eshte ne prag dhe te gjitha skuadrat kane mbyllur sot listat e tyre te federimit. Kjo ka bere qe te kete edhe shume levizje, madje edhe te minutave te fundit.

Por “Shkodra Sport” do te ndalet tek nje moment shume i veçante i merkatos se kesaj kategorie sepse ka te beje me nje futbollist shkodran i cili deri para pak muajsh ka qene pjese e Vllaznise.

Behet fjale per mesfushorin Arlendo Dodani. Paradite kemi shkruar qe ai do te firmoste me Veleçikun, skuader me te cilen ishte stervitur prej disa ditesh.

Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. 22 vjeçari ka qene ne Koplik, por mesa duket nuk ka rene dakord me drejtuesit per kushtet e kontrates dhe si rrjedhoje eshte larguar pa hedhur firme.

Dodani megjithate nuk ka qendruar per shume kohe pa ekip. Kjo sepse pasdite ai eshte federuar me ekipin tjeter te kategorise se dyte, KF Murlanin. Kjo do te thote se ai tani do te jete ne dispozicion te trajnerit Xhahysa qe ne ndeshjen e se dieles ndaj Internacional./SHKODRA-SPORT.COM/