Armando Broja tërheq sërish vëmendjen. Para ndeshjes me Leeds, trajneri Ralph Hasenhuttl është pyetur në lidhje me përmirësimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, por edhe për rënien në javët e fundit.

“Mendoj se ndryshimi më i madh ishte që ai mësoi se çfarë e bën të suksesshëm dhe nuk është të rrish duke pritur për një ose dy veprime për 90 minuta dhe pastaj të jesh aty dhe t’i shënosh ato, por të punosh shumë në 90 minuta dhe të shpërblehesh për punën e vështirë që ke bërë në fushë.

Atëherë ju e merrni shpërblimin, më pas golin dhe shanset. Kjo është ajo që ai duhet të mësonte. Ndërkohë ne shohim Broja të ndryshëm, herë njërin, herë tjetrin. Kjo është ajo që ai duhet të mësojë, që ta ofrojë vazhdimisht Brojën e vërtetë. Për këtë arsye ai është këtu, për të marrë minutat e tij dhe për të mësuar”.

“Rënia në javët e fundit? Është pjesë e rrugëtimit. Kur hyn si lojtar i ri dhe i befason të gjithë me cilësitë që ke, në Premier League nuk janë budallenj. Klubet e tjera të shikojnë dhe i mësojnë shpejt cilësitë tua dhe dinë të mbrohen.

Pra duhet të përshtatni lojën tuaj dhe të përmirësoheni, duhet të konkurroni dhe nuk mjafton të përqendrohesh te pikat e forta, por edhe të hiqni dobësitë dhe të bëheni më të kompletuar. Kjo vlen për të gjithë, ju nuk ndaloni së mësuari derisa të ndaloni së luajturi.

Kjo është ajo që të gjithë duhet të bëjnë dhe më pas ekziston mundësia për të qenë të suksesshëm”, u shpreh Hasenhuttl.