Teuta e Bledi Shkëmbit barazoi pa gola në shtëpi ndaj Vllaznisë. Një ndeshje zhgënjyese duke parë se durrsakët ishin në epërsi numerike nga minuta e 53 pas daljes me të kuq të lojtarit të Vllaznisë. Bledi Shkëmbi u shfaq i zhgënjyer para kamerave dhe foli për Supersport.

“Në fakt duke parë ndeshjen e sotme, mendoj se duhet ta fitonim. Kishim dëshirë për ta fituar, ishim përgatit gjithë javën për të luajtur ndryshe. Por Vllaznia me meritë arriti të na marri një pikë.

Lojtarë cilësorë na munguan, por pa justifikuar asnjërin. Na i bëri të vështirë dhe fusha, sot ishte në një gjëndje shumë të keqe. Pavarësisht se bëm volum loje por raste dhe cilësi ishin të pakta”, tha Shkëmbi

Ky kampionat më i vështirë?

“Unë jam i kënaqur dhe këtë vit nga mënyra sesi kemi luajtur duke hequr ditën e sotme. Pa justifikuar asnjë, sot ishte e pamundur të luajë në gjendjen e fushës. Një skuadër që do të fitoj në shtëpi duhet të ketë një terren të mirë sportive të paktën”, shtoi tekniku i Durrësi.

Mungon goli?

“Duke e marrë nga vjet, patjetër që kemi ato momentet e vështira. Ne jemi tek dy tre skuadrat që kemi shënuar më mirë. Por sot Cyrbja ishte hera e parë që po luante, Khalid ka vetëm 5 ditë me ekipin. Por sa më shumë ditë të kalojnë aq më mirë do ti bëjnë ekipit.

Unë zakonisht nuk dua të nxjerr diçka të keqe për futbollistët e mi. Por për ju po nxjerr që një futbollist ishte ndryshe sidomos në repartin e sulmit. Kam folur në pushim, e dimë që Vllaznia është ekip me histori dhe ekip i vështirë por është e vertët që tek një futbollist edhe unë e pashë atë nënvlerësim”, përfundoi trajneri Shkëmbi.