Pas ndeshjes ndaj Teutës, ku Vllaznia mori një barazim pa gola, trajneri Mirsad Jonuz u shpreh se ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. Ai shtoi se skuadra po përmirësohet duke qenë i bindur se Vllaznia e vërtetë do të duket javët e ardhshme.

“Barazimi? Në këtë situatë ishte mirë sepse në pjesën e dytë humbëm Ramadanin. Luajtëm në mbrojtje dhe u munduam të dalim para me anë të kundërsulmeve. Ndryshova gjithçka për të mbrojtur rezultatin.

Ndryshimi te Vllaznia? Kur erdha te Vllaznia pashë futbollistët dhe kam të mirë në mbrojtje. Sot aktivizova Markun sepse në futbollin shqiptar të gjitha skuadrat luajnë në mbrojtje.

Hoqa Likën dhe Shtubinën për të mbyllur skuadrën. Kjo pikë për Vllazninë është një punë e mirë sepse morëm pikë ndaj kundërshtari shumë të fortë.

Më shumë gola? Futbollistët po vijnë me vonesë dhe nuk kanë pasur përgatitjen e duhur. Po punoj për të hapur ndeshjen dhe kemi dy ndeshje ku shpresoj të shënojmë.

Këto 5 pikë janë me shumë rëndësi për Vllazninë dhe ka një pozicion të mirë pasi ndihmon skuadrën psikologjikisht. Është e vështirë që lojtarët të kombinohen dhe do të kemi ndeshje më të mira në të ardhmen.

Marku? Besoj se ndeshjen e ardhshme do të më vijë një mbrojtës i majtë. Edhe Gligorov do të rikuperohet. Marku është shumë i mirë por s’do të luajë më në mbrojtje por në mesfushë”, tha Jonuz. /VipSport/