Oskar Tabarez drejton Uruguain që nga viti 2006, ku ka regjistruar 200 prezenca në stolin e kësaj kombëtare.
Gjithashtu 73-vjeçari e ka drejtuar këtë kombëtare edhe nga viti 1988 deri në vitin 1990, për tu rikthyer përsëri në viton 2006. Mbi 13 vite në stolin e këtij ekipi, me të cilët ka 200 prezenca, e kanë bërë atë të futet në Librin e Rekordeve Gines.
Asnjë trajner më parë nuk ka arritur të regjistrojë 200 prezenca në stolin e një kombëtare, dhe Tabarez është i pari për këtë. Suksesi më i madh me këtë kombëtare për Tabarez ka qenë në vitin 2011, kur Uruguai fitoi Kupën e Amerikës.
Tashmë Tabarez do të festoj 200 prezencat me këtë kombëtare për të cilat hyri në Librin e Rekordeve Gines, dhe më pas do të fillojë të mendojë për të ardhmen, ku shpreson të arrijë suksese në drejtimin e tij.