Thomas Brdariç ka folur pas humbjes 2-1 kundër Tiranës. Trajneri i Vllaznisë u shpreh i pakënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë. Në prononcimin e zakonshëm për mediat, “timonieri” i shkodranëve deklaroi:
“Problemi ishte se gjërat nuk shkuan si menduam. Kur shënuam, pësuam shumë shpejt. Kjo na nxorri jashtë planeve. Më shqetëson fakti se nuk arritëm të shënonim një gol tjetër në pjesën e parë.
Isaevski dhe Marku? Ne jemi një skuadër. Shpeshherë duhet të zëvendësojmë lojtarë. Ishim 11 futbollistë në fushë. Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi shumë mirë gjitha mundësitë e saj.
Gjendja fizike? Kur humb një ndeshje, nuk ke luajtur shumë mirë dhe nuk është bukur. Ne duhet ta kalojmë këtë fazë të vështirë të kampionatit. Të analizojmë këtë ndeshje dhe të tjerat, ndaj duhet të kthehemi më të fortë.
Presioni nga kundërshtarët? Askush nuk ka folur për titullin kampion. Vllaznia vitin e shkuar ishte duke rënë nga kategoria. Tani u ngritëm shumë shpejt dhe është e vështirë të mbash kreun. Ky është ndryshimi i madh. Ne e dimë se kush jemi. Unë duhet të mbroj lojtarët e mi dhe t’i kritikoj për të bërë më mirë”, përfundoi ai.