Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric eshte pare te jete i pakënaqur pas miqesores se djeshme me Dinamon qe perfundoi ne barazim 0-0 Dhe pakenaqesia e tij nuk vinte nga rezultati, por nga mënyra si janë përkushtuar lojtarët në fushën e lojës.
Duke folur për RTSH pas këtij takimi, tekniku gjerman i kuqebluve nga ana tjetër ka shprehur bindjen se skuadra do ta gjejë golin në ndeshjet zyrtare dhe ky nuk është problem për të.
“Fola me skuadrën time pas kësaj ndeshje dhe duhet t’i bëjmë një analizë të hollësishme kësaj miqësoreje sepse disa prej lojtarëve menduan se kjo ishte një ndeshje mjaft e lehtë dhe në pjesën e dytë do ta fitonim atë lehtësisht, pa patur nevojë të vraponim dhe të luftonim dhe të përqendroheshim.
Unë nuk mund ta pranoj këtë sepse në pjesën e parë ne shpalosëm një fizionomi të mirë loje dhe të njëjtën gjë duhej të bënim edhe në pjesën e dytë.
Sa i takon shënimit të golit, mbase vuajtëm edhe përqendrimin. E di që luajtëm në një fushë me tapet artificial dhe kjo është diçka ndryshe për ne, por unë dua që përgatitja e skuadrës të përkthehet në rezultat në fushën e lojës. Megjithatë jam i bindur se do të shënojmë rregullisht kur të nisë kampionati”./SHKODRA-SPORT.COM/