Federata Shqiptare e Futbollit po bën përgatitjet e fundit për të pritur ndeshjet e turneut UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9 prill deri më 14 prill.

Siç është bërë e ditur tashmë, përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Kombëtarja shqiptare U-16 do të nisë të hënën grumbullimin në Kompleksin Tropikal, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Ervin Bulku ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat.

Ne kete liste nderkohe bejne pjese edhe dy futbolliste te Akademise Vllaznia, pikerisht mbrojtesi Egert Selmani dhe mesfushori Xhoel Hajdari qe kane spikatur me paraqitjet e tyre me ekipin Vllaznia U17.

Pjesa më e madhe e futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik aktivizohen në klubet shqiptare me vetëm 6 lojtarë që vijnë nga klube të huaja. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe janë testuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe në seleksionimet dhe grumbullimet e shumta të ekipeve Kombëtare.

Turneu do të nisë më 9 prill, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00. Në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më date 11 prill, me Shqipëri – Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut – Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00.