Ndonese ende nuk ka pare te kete ne skuader futbollistet qe deshiron nga merkatoja, trajneri maqedonas i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte pare te jete ne forme gjate stervitjes se sotme.

Ka takuar me perzemersi stafin e tij, mjeket, futbollistet, por edhe gazetaret e pranishem ne fushen sportive te Golemit, aty ku ekipi ka zhvilluar te paren seance per kete vit. Me pas ka dhene edhe te parin prononcim per kete vit, ne te cilin eshte shprehur entuziast per gjysmen e dyte te sezonit.

“Së pari, dua t’iu uroj Vitin e Ri të gjithë popullit të Shkodrës dhe besoj se këto gjashtë muajt e parë të këtij viti do të jenë më të mirë për Vllazninë. Gjatë këtyre ditëve, lojtarët kanë zhvilluar stërvitje nën drejtimin e ndihmësve të mi, Osjes dhe Lekiqit dhe mund të them se forma e tyre duket shumë e mirë.

Situata duket e mirë dhe kemi vetëm një problem të vogël me Malotën por që do të kalojë shpejt. Këto tre ditë do të na shërbejnë për të parë gjendjen e skuadrës dhe më pas do të spostohemi në Ohër. ]

Normal që disa lojtarë do të largohen nga Vllaznia dhe kjo do të ndodhë gjatë këtyre tre ditëve dhe na nevojiten 3-4 lojtarë të mirë. Me keto jane duke u marre administratori i klubit dhe drejtori sportiv. Sot mungojne dy brazilianet Emerson dhe Uenderson qe me shume siguri nuk do te jene me pjese e ekipit, ndersa Ualusimbi eshte me leje dhe vjen javen tjeter ndersa Hygor vjen pas 10 ditesh”.
www.shkodrasport.com

“.