Trajneri Mirsad Jonuz e ka cilësuar si shumë pozitiv barazimin pa gola në transfertë ndaj Bylisit për Vllazninë. Tekniku i shkodranëve, në ”SuperSport” vlerësoi ekipin e tij, por njëkohwsisht theksoi se kalendari po vinte në vështirësi të madhe shkodranët.

“Ishte një fillim i mirë për skuadrën time, por në këtë orar është e vështirë të luash. Urime për të dy skuadrat se është e vështirë për të dy të luash, ky barazim është shumë i rëndësishëm për skuadrën time dhe Bylisin, por rezultati është real.

Pas kësaj ndeshje kam parë lojtarë të rinj, si Emerson, ndryshova edhe skemën me Shtubinën si mbrojtës, ishte lojtar me eksperiencë që ndihmoi ekipin. Kisha edhe Gurishtën në të majtë, kam më shumë lojtarë për të menaxhuar Fitorja me Laçin dhe barazimi sot është hap i madh. Tani është përsëri e rëndësishme ndeshja e radhës.

E di që është e vështirë tani të ndryshosh gjithçka, luajmë 3 ndeshe në 7 ditë dhe kam edhe 3 lojtarë të rinj. Por mendoj se ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme. Skuadra po jep maksimumin në këto dy ndeshje, është shumë e lodhur, nuk është normale të luajmë pas dy ditësh me Tiranën, është shumë e vështirë.

Dy herë kanë luajtur në 4 të pasdites dhe të shtunën luajmë me Tiranën dhe kalendari është i vështirë. Por besoj se lojtarët do të bëjnë maksimumin me Tiranën, në stadiumin tonë do të fitojmë. Mendoj se fitojmë psikologji pozitive për të ardhmen. Besoj që në ndeshjen tjetër do të vijën më shumë tifozë.

Mendoj se skuadra po luan një lojë shumë të mirë. Tani nuk është e rëndësishme të bëjmë futboll por të marrim pikë, po bëjmë një skuadër të re dhe kam nevojë për pikët. Për një skuadër të re fillimi i mbarë është marrja e pikës, pastaj do të kemi kohë, do të vijnë edhe lojtarët e rinj”, tha Jonuz. /vipsport/