Perseri kryeministri yne eshte kryefjala e debateve per sportin. Ato qe sportin e kane per zemer e jo per propagande kane te drejten te debatojne per nje miting partie, kur organizohet nen çadren e sportit. Mire ky Florian Marku, qe per ne e kemi ndjekur nepermjet facebookut apo instagramit dhe na eshte dukur si fenomen, vendosi te realizoje endrren e tij per zhvillimin e nje dueli ne atdheun e tij. gje qe u prit me interesim nga amatoret e ketij sporti.

Por mbivleresimet qe I beri ish-basketbollisti medioker, kryeministri Rama dhe Lali Eri i rritur nen hijen e fiqve, nuk iu pergjigjen nivelit qe demostroi ne ring per 10 raunde pretendenti per gjerdanin e arte. Florian Marku u frye shume, pa ardhur nata magjike e grushtimit me boksierin meksikan, kur i gjithedituri dhe megalomani Rama imitoi para kryeministrise (pa doreza) se Florian Marku eshte boksieri i kalibrit profesinist duke e shpallur fitues pa dale ne ring.

Nuk do te merrem me nivelin teknik qe demostroi pretendenti per kampion bote dhe as me duelin prej 10 raundesh ne “Air Albania”, pasi dy eksperte te keti sporti, trajneri i kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni dhe nje ish- nxanes i tij, tani koleg si trajner, disa here kampion, Sead Bushati, i kishin vleresuar pa bindje politike se Floriani eshte shume larg pretendimit per te fituar brezin e arte dhe se Shqiperia sot ka boksier te klasit europian e boteror.

Dhe per kete sollen emra qe kane ngritur flamurin kombetar si Alban Beqiri, Denis Nurja etj, ne kampionate boterore e europine. meriten dhe vleresimin me te madh ta jep jo nje falenderim per shoë siç po vepron Edi Rama dhe Erion Velija, por sportdashesit te cilet nuk kane nevoje te urdherohen por me shpirtin e tyre sportiv fituesin pavaresisht se cilin qytet perfaqesonte, e ngrinin mbi supe duke e percjelle me brohoritje e duartrokitje.

Keshtu ka ndodhur ne Shkoder ne fillim te viteve ’60, ku kendi sportiv “Sspartak” ishte nje arene e vertete sportive edhe per boksin, kur Mjeshtri i Merituar i Sportit, Ahmet Golemi boksonte ne Shkoder dhe tregonte nje arsenal te admirueshem teknik, duke mundur kundershtar te denej si Niko Mile, Ymer Reçi, Nazmi Alushi, etj, shkodraneve te magjepsur nga boksimi i ti e percillnin nga kendi sportiv “Spartak” deri tek Kafja e Madhe e ish- Hotel Sporti duke e mbajtur mbi supe.

Dhe i ndjeri Ahmet Golemi kete vleresim e manifestonte me shume mirenjohje edhe pasi sporti i boksit u ndalue si sport borgjez dhe kur diktatura komuniste e burgosi per agjitacion e propogande pasi kishte propoganduar ne biseda me shoket boksin profesionist prendimor e borgjez. Bile ne vitet e demokracise kete mirenjohje te shkodraneve e kujtonte vazhdimisht, ku edhe hetuesit nuk kishin munguar ta akuzonin edhe per kete fakt. Dhe nese ishte I ketij kalibri edhe Florian Marku sportdashesit nuk do te ishin larguar te zhgenyer nga “Air Albania”, një shoë kyi Edi Rames që rezultoi të ishte i deshtuar
Namik Mehmeti
firenze28.08.2022