Vllaznia e nisin kampionatin me fitore ne ndeshjen e pare te luajtur ne fushen e saj dhe ne prag te startit te sfides me Kukesin, u zhvillua edhe ceremonia tradicionale e shkelmimit te topit te pare te kampionatit. Drejtuesit e klubit shkodran ia besuan kete gje ish- futbollistit dhe ish- trajnerit te saj Armando Cungu i cili duket se e ka patur kemben e mbare.

Duke folur pas ndeshjes per kete gje, vete Cungu ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” u shpreh: “Unë që në atë moment që shkelmova topin, I urova me zemër Vllaznisë një fitore në këtë takim dhe një sezon sa më të mbarë. Për mua ishte një emocion i veçantë pasi kthehem pas shumë vitesh për të shkëlmuar një top në takime zyrtare”.

Trajneri aktual i kombetares U19 te Shqiperise ka dhene nderkohe edhe nje mendim per ndeshjen Vllaznia- Kukesi per te cilen eshte shprehur: “Mendoj se Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë. Sidomos pjesa e parë mund të them se ishte e shkëlqyeshme për Vllazninë. Qarkullim topit, vertikalizime, raste të pastërta për shënim. Mund ta kishte mbyllur që në pjesën e parë historinë e këtij takimi.

Kjo ndeshje nuk kishte asnjë lloj lidhje nga ajo përballja me Erzenin. Në pjesë e parë e theksova edhe më lart ishim superiorë. Në pjesë të dytë toleruam pak ndoshta. Disa lojtarë shprehen shenja lodhje dhe kjo ishte për muan arsyeja që na ra agresiviteti në mesin e fushës dhe I dhame shumë mundësi kundërshtarit që të ishte më shumë në kontakt me topin dhe gabuam tek momenti I golit.

Gjithsesi, mund të them se ishte mëse e merituar. Dominimi shumë i dukshëm nga Vllaznia në këtë ndeshje u konkretizua me fitore, pavaresisht se ajo erdhi vetem ne kohen shtese te saj”./SHKODRA-SPORT.COM/