Vllaznia është rikthyer dje në stërvitje në kuadër të ndeshjes së javës së dytë ndaj Kukësit, që do të luhet të dielën në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Trajneri Mirel Josa nuk kishte në dispozicion në javën e parë titullarë si Darko Bulatoviç në mbrojtje dhe Ante Aralica në sulm.

Të dy këta futbollistë janë rikthyer dje në stërvitje, por nuk kanë punuar gjatë gjithë kohës me grupin.

Në momentin kur trajneri Josa ka nisur stërvitjen me ngarkesë, të dy lojtarët janë veçuar nga grupi dhe kanë bërë vetëm vrapime.

Mbetet për t’u parë nëse deri të dielën ata do të jenë riaftësuar plotësisht për të qenë dy forca më shumë në dispozicion të trajnerit kuqeblu.