Gjysma e parë e vitit 2020 po mbyllet dhe çiklistët ende nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet. Kjo gjë ka krijuar jo pak probleme për të gjithë sportistët dhe veçanërisht tek Vllaznia ngaqë akoma nuk është e qartë se kur do të rifillojnë garat.
Trajneri Leonat Kola për gazeten “SHkodra Sport” është shprehur se janë në kontakte të vazhdueshme me Federatën dhe presin nga momenti të moment të njihen me kalendarin e aktiviteteve të ardhshme.
“Kemi muaj qe stervitemi dhe ende nuk e dime se kur do te nisim garat. Sigurisht qe nje periudhe e tij eshte e veshtire per sportistet te cilet nuk mund te mbahen te karikuar pa e ditur se kur do te kene aktivitet. Ne jemi ne kontakt gjithe kohen me Federaten dhe shpresojme qe shume shpejt te kemi lajme pozitive per garat”- ka thene ai.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me përbërjen dhe objektivat që do të ketë ekipi i Vllaznisë për vitin 2020, trajneri Kola përgjigjet. “Kemi patur largime por boshti i ekipit eshte ruajtur dhe kuptohet qe objektivat e Vllaznise per vitin 2020 do te jene per t’i fituar te gjitha garat”.
Prej disa vitesh, ekipi i Vllaznisë ka dominuar në çiklizmin shqiptar, falë elementit të mirë që ka patur në rradhët e tij por edhe të punës së madhe që është bërë në stërvitje dhe duket se kjo traditë do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.