Vllaznia e femrave ka fituar dje me rezultatin e thelle 7-0 ndaj Murlanit ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Ndonese ne rradhet e kundershtarit u aktivizuan edhe kater lojtare braziliane te sapoardhura, serish diferencat ne fushe kane qene te medha ne anen e ekipit shkodran.

Duke folur pas ndeshjes per “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznise Nikolin Leka do te shprehej se objektivi i saj do te jete serish fitimin i ketij trofeu. Per me shume ndiqni intervisten e tij:

“Normalisht që menduam që do të ishte një ndeshje më e fortë, por nuk rezultoi ashtu. Ekipi im tregoi gjithçka në fushë pavarësisht terrenit të vështirë që ishte. Unë jam shumë i kënaqur jo vetëm me rezultatin, por edhe me lojën e vajzave plot grint dhe dëshirë

Ashtu menduam në fillim duke marrur parasysh përforcimet, por nuk rezultoi ashtu. Nuk e di si do të shkojë në vijim, por nuk shikova diçka që mund të kthehet në pengesë për Vllazninë.

Padiskutim, është objektivi i dytë brenda aktiviteteve kombëtare kshtuqë normalisht që Vllaznia është e përgatitur për të dy aktivitetet si fitimin e Kampionatit dhe Kupës.

Merkatoja është akoma e hapur, ne kemi afruar portjeren e kombëtares Rexhepin dhe presidenti nuk do ta lejë me kaq dhe jemi duke shikuar ku mund të plotësojmë ndonjë vend, por në përgjithësi ekipi është i kompletuar dhe nuk kemi probleme.

Edhe sot aktivizuam dy vajza 16 vjeçare dhe paraqiten një nivel shumë të mirë. Ato treguan çdo gjë në fushën e lojës dhe dëshmuan që Vllaznia është ekip me pretendime, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen.

Padiskutim, sepse ne do të kishim pasur një performancë edhe më të mirë në fushë, por shpresojmë që fusha “Reshit Rusi” të përfundojë këtë javë dhe ti zhvillojmë ndeshjet aty”./SHKODRA-SPORT.COM/