Vllaznia e femrave e ka nisur kampionatin me nje fitore te thelle, 14-0 ndaj ekipit te Murlanit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne fakt pritej ndoshta me shume rivalitet nga ekipi kundershtar, por kjo nuk ka ndodhur. Trajneri Parmeza e ka patur te qarte forcen e kundershtarit me te cilin do te ndeshej dhe eshte munduar ta rreshtoje si duhet skuadren ne fushen e lojes, por nuk ia ka dale.

Nderkohe kolegu i tij Nikolin Leka ne prononcimin e dhene per “Shkodra Sport” pas kesaj ndeshje, e ka pranuar se priste nje kundershtar me te forte ne fushen e lojes.

“Normalisht qe prisnim nje rivalitet me te madh nga ekipi i Murlanit, por ky eshte kontigjenti i tij. Une nuk mund te flas per ekipet e tjera. Ne shohim punen tone, flasim vetem per ekipin tone”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/

Per me shume, intervisten e plote te trajnerit Leka mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: