Mbrojtësi lezhjan Renato Malota ka munguar edhe në stërvitjen e sotme të Vllaznisë por në kampin shkodran nuk duken aspak të shqetësuar në lidhje me lajmet e fundit që kanë qarkulluar rreth tij.

Madje, vetë trajneri Hasan Lika në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se shumë shpejt lojtari do të jetë në stërvitje. “Pavarësisht dëshirës së ekipeve të tjera për të marrë lojtarët tanë, dua të konfirmoj faktin se asnjë futbollist që është nën kontratë me Vllazninë, nuk do të largohet.

Në këtë mes bën pjesë edhe Malota me të cilin kemi munguar dhe ai të hënën do të jetë në stërvitje me ekipin sepse gjatë këtyre ditëve ka qenë me pushime jashtë vendit”- është shprehur numri 1 i pankinës shkodrane.

Në këtë mënyrë duket se merr fund edhe dilema në lidhje me këtë futbollist. Dëshira e Kamzës për ta patur në rradhët e tij këtë futbollist mbetet thjesht dëshirë sepse Malota ka kontratë me kuqeblutë deri në fund të sezonit dhe ata nuk e kanë ndër mend ta lënë të largohet.
www.shkodrasport.com