“La Gazzetta dello Sport” ka hartuar një listë të trajnerëve që fitojnë më shumë në këtë sezon, dhe media e njohur zbuloi se trajneri i Interit Antonio Conte kryesonte listën.

Conte besohet se merr 11 milionë euro në vit, që është dyfishi i 5.5 milion eurove që Sarri fiton te Juventus.

Carlo Ancelotti i Napolit është në vendin e tretë me 5 mln euro, ndërsa Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin 3 mln euro.

Rrugëtimi mahnitës i Gian Piero Gasperini me Atalanta, duke përfunduar në vendin e tretë në Serie A dhe duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, i dha atij një kontratë të re me vlerë 2.5 mln euro.

Fituesi i Kupë së Italisë, Simone Inzaghi fiton vetëm 2 milion euro në sezon me Lazio, aq sa merr edhe Marco Giampaolo te Milani.