Trajneri Gianpiero Ventura është pranë rikthimit në stol. 71-vjeçari është kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Salernitana, që luan në Serinë B (presidenti i këtij ekipi është Claudio Lotito).

Sipas “calciomercato.com”, janë disa trajnerë kandidatë për stolin e këtij ekipi, por Ventura është në “pole”. Ish-trajneri i kombëtares italiane vjen nga aventura e dështuar me Chievo Verona sezonin e fundit, ku u dorëhoq pas vetëm 4 ndeshjesh.

Ventura është trajneri që dështoi të kualifikojë Italinë në Botërorin “Rusi 2016”, ndaj nuk është një personazh shumë i dashur për tifozerinë “azzurre”. Ai pritet të zërë vendin e Leonardo Menichini, i shkarkuar nga detyra./telesport/