Suedi arriti të triumfonte ndaj Gjermanisë me rezultatin 1-2 në çerekfinalen e Botërorit të femrave ndaj Gjermanisë avancuar më tej.

Kombëtarja nordike, përmbysi epërsinë e gjermaneve, të cilat gjetën rrugën e rrjetës me anë të Magul në minutën e 16-të. Për Suedinë shënoi Jakobson dhe Blackstenius në minutat 22 dhe 48.

Kujtojmë se pjesë e kombëtares verdheblu, është edhe sulmuesja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila është një nga më të mirat, teksa ka arritur të realizojë edhe 2 gola në këtë kompeticion.

Suedia do të përballet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës me Holandën. Kjo sfidë do të zhvillohet në 3 korrik.