Nje tjeter futbollist largohet nga Vllaznia. Mesfushori Alsid Tafili ka firmosur dhe eshte prezantuar pasditen e sotme me ekipin e tij te ri, Lirine e Prizrenit.

Lojtarit i kishte perfunduar kontrata me ekipin shkodran dhe per rrjedhoje ka pritur ta ftojne per te rinovuar por kjo gje deri tani nuk ka ndodhur dhe per rrjedhoje vendosi te kaloje ne Kosove.

Duhet thene se Liria nuk eshte e panjohur per Tafilin sepse ka luajtur edhe me perpara me te dhe madje ka fituar edhe Kupen e Kosoves para pak vitesh.

Tashme nderkohe do te gjeje ne ekip edhe trajnerin shkodran Samuel Nikaj me te cilin do te punojne sebashku, me nje objektiv te qarte, ngjitjen e kesaj skuadre ne Superlige.

Firmosja e kontrates me Tafilin dhe marrja e trajnerit Nikaj eshte pritur mire ne rradhet e tifozerise se kesaj skuadre te cilet jane entuziast per rikthimin e Lirise serish ne nivele te larta.

www.shkodrasport.com