Migen Memelli ka folur pas humbjes 1-0 kundër Kastriotit. Një finale mbijetese, por që u fitua nga krutanët. Ai eshte ndalur edhe tek veprimet e kapitenit Zguro qe e ndeshkuan skuadren edhe ne kete ndeshje.
“Zguro? Duhet të ulet pak në temperamentin e tij. Ka cilësi të mira, por nuk e nderojnë ekipin veprimet që bën. Si me të kuqin në fund të ndeshjes, si me të verdhin, sërish s’do luante.
Kampionati ka shkuar në një pikë që nuk duhet të humbim. Edhe kur shënojmë, ne i bëjmë të gjitha. Janë episode. Edhe portieri nuk është në ditët e tij më të mira. Nuk po luan mirë. Është një sinjal që të zgjohet për të bërë sezonin që bëri vjet.
Ndihmesa e tij, portieri është 50 përqind e skuadrës. Nuk kam se çfarë t’i evitoj. Nuk është çështje taktike, prapë sot dhuruam Kastriotit 3 pikë të arta. Nëse do të bëjmë maksimumin me Dinamon, do të jemi aty me gjitha skuadrat”.