Kastrioti humbi 0-1 me Laçin në Kamëz. Sfida e javës së gjashtë të Superligës u vendos nga një gol i Mazrekaj në të 72 minutë. Disfata ka shqetësuar trajnerin Ndreu të krutanëve, që për Gol pas Goli ka treguar mungesat dhe lojën e mirë që bënë në këtë sfidë.

“Pse falni kaq shumë ? E dinim që sot kishim një ndeshje të vështirë. IshtE një ndeshje që e administruam, kishim raste për ta fituar, mbajtëm topin dhe krijuam volum, mungesa ishte në finalizim, aty ku duhet. Nuk na funksionuan krahët sot. Shumicën e rasteve ishim me topa vertikalë. Morëm një gol që nuk duhet ta merrnim. E rëndësishme është që po prodhojmë lojë.

Zëvendësimet? Duhet të zëvendësoja dy anësorët, thjesht për të ndryshuar diçka, e kishim vështirë se kishim tre lojtarë Jashtë. Basha, Prodani dhe Hussein ishin jashtë. Këto të bëjnë që të dalësh pa pikë.

Po ta analizosh ndeshjen, kishim disa raste. Ajo që na bën optimistë është loja që bëmë, pavarësisht se humbëm. Ky është futbolli. Lojtarëve i thashë mos e humbnim ndeshjen sepse Laçi luan shpejt topin, morëm golin në momentin më të mirë. Kjo na ndodh me një skuadër që përpara ka lojtarë të mirë.

Të mërzit kjo humbje apo të shqetëson? Kishim mundësi për pikë, që të çonte në optimizëm për të ardhmen,. Nuk na duhet vetëm loja, pikët kanë rëndësi”, tha Ndreu./newsport/