Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu eshte pare te jete tejet i nervozuar gjate ndeshjes se sotme. Ndoshta nisur nga paraqitja jo e mire e skuadres se tij ne kete 90 minutesh dhe sidomos ne pjesen e pare.

Pikerisht per kete arsye, ai pas ndeshjes ka dhene intervisten e tij per “Supersport” ngaqe e ka detyrim, nderkohe qe nuk ka pranuar te flase per mediat e tjera. Nje veprim qe padyshim duhet ndeshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit sepse trajneret e kane detyrim te flasin per gazetaret pas ndeshjes dhe gazetaret nuk jane vetem ato te platformes qe transmeton ndeshjet e Superliges.

Megjithate Ndreu edhe gjate ndeshjes ka shfaqur shenja nervozismi. Fillimisht me trajnerin Brdariç ne ne moment kur ku ne perpjekje per te kthyer shpejt nje top ne fushe, u ndesh me te dhe trajneri krutan ka reaguar jo ne menyrn e duhur.

Nderkohe gjate pjeses se dyte, nje nga tifozet ne tribunen qendrore ka thene diçka ne adrese te tij dhe Ndreu nuk ka ngurruar te kthehet nga tribuna dhe te replikoje me te, gje qe nuk lejohet sipas rregullores.

Ramadan Ndreu edhe ne momente te tjera ka shfaqur nervozisem dhe nuk eshte e qarte se çfare ndodhi me te ne kete ndeshje te cilen skuadra e tij e humbi me rezultatin 1-3./SHKODRA-SPORT.COM/