Juban Danja ka fituar 5-3 ndaj ekipit kosovar Trepça 89, në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Vajzat shkodrane e kanë dominuar lojën dhe për rrjedhojë nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren në këtë takim miqësor. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 2-1 për Juban Danjën me gola të shënuar nga Anela Vishkulli dhe Emanuela Jaku për të.

Pas barazimit 2-2, në skenë do dilte futbollistja kosovare Advije Veliu që do shënonte tre gola të tjerë dhe në këtë mënyrë krejt ndeshja është mbyllur 5-3 për këtë ekip. Miqësorja e luajtur sot është ndjekur edhe nga trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të femrave, i mirënjohuri Altin Rraklli që kishte ardhur për të perzgjedhur elemente per kombetaren e 17 vjeëareve qe do krijohet. Edhe presidenti i Juban Danjës Ferdinand Jaku është shprehur i kënaqur për zhvillimin e kësaj miqësoreje dhe mbi të gjitha mbi triumfin ndaj ekipit më të mirë të kampionatit kosovar. Në këtë mënyrë, edhe miqësorja e sotme është një tregues i rritjes së vazhdueshme të nivelit të futbollit të femrave në Shqipëri, për të cilin çdo ditë e më tepër po tregohet më shumë interes.