Trajneri Mirel Josa e permendi sot gjate konferences per shtyp se sulmuesi kishte probleme shendetesore e po ashtu nuk do ta llogariste ta kishte me ne planet e tij dhe nuk ka zgjatur shume teksa vete lojtari ka publikuar nje foto ne rrjetet sociale ku tregon se i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale.

E kemi fjalen per Ante Aralicen, sulmuesin e shumeperfolur per t’u larguar nga Vllaznia por ai do te vazhdoje te jete pjese e saj deri ne fund te sezonit, megjithese per momentin do t’i duhet te marre veten pas nderhyrjes se bere.

Mesohet se kroati ka patur nje problem te vjeter ne shpatull, i cili herepashere i ka krijuar shqetesime dhe si rrjedhoje kohet e fundit ata i jane shtuar shume duke e bere te detyrueshme nderhyrjen. Kjo eshte realizuar diten e sotme ne nje nga spitalet e Kroacise.

Kuptohet qe tashme Aralices do t’i duhet nje kohe per t’u rikuperuar dhe rimarre veten por sigurisht qe nuk do te nxitohet pasi trajneri Josa nuk e llogarit ne planet e tij. Megjithate me kalimin e javeve gjerat mund te ndryshojne dhe 26 vjeçari do te tentoje ta binde edhe njehere per vlerat e tij.

Per me teper qe tashme pas operacionit, do te jete me mire fizikisht. Vllaznia ka nevoje per gola dhe nuk do te ishte çudi qe ne kete pjese te dyte te sezonit, ato te vinin edhe prej Aralices, ashtu siç beri sezonin e kaluar kur shenoi 10 te tille./SHKODRA-SPORT.COM/