Vllaznia ka zhvilluar sot nje tjeter seance stervitore ne pragndeshjen me Partizanin dhe nga ajo çfare eshte pare, pritet qe te luaje ndryshe ne sfiden e se henes ndaj te kuqve.

Trajneri Osmani ka nder mend te ndryshoje diçka ne repartin e sulmit apo dhe skemen e lojes. Ne mungese te Males se demtuar, pritet qe te ndryshoje edhe menyra e te luajturit dhe me shume mundesi kete here do luajne me 4-2-3-1.

Mbrojtja nuk pritet te ndryshoje, me Salen serish ne te majte ngaqe Hakaj nuk mund te luaje ende nje ndeshje te plote, nderkohe qe para ketij reparti do jete dyshja Krymi- Boshnjaku. Para saj do te luajne tre futbolliste dhe ketu mund te kete edhe surpriza.

Nuk mund te perjashtohet mundesia qe trajneri Osmani te provoje kete here nga minuta e pare Çoben nga e majta dhe Delajn nga e djathta, me Alivoden si ndihmesin kryesor te Balajt ne sulm. Nje opsion tjeter eshte qe te luaje serish Gruda ne te djathte ashtu si ne ndeshjet e kaluara.

Megjithate ende nuk eshte perfundimtare sepse do te kete dhe nje seance te fundit neser ku do te shihet edhe gjendja e te gjithe lojtareve, perfshire edhe ata qe jane te demtuar dhe ne fund do te vendoset per 11-shen qe do te luaje te henen ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/