Sulmuesi kryesor I Adës Edison Puka është I bindur se skuadra e tij duhet patjetër të fitojë në takimin e sotëm ndaj Gramshit.  Sipas tij, kjo gjë është detyrë për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet skuadra e tij. Për më tepër, që luhet ndaj një skuadre që është një nga rivalet direkte për t’iu shkëputur nga vendet e fundit të renditjes. Duke folur për takimin e sotëm, autori I katër golave të velipojakëve në këtë kampionat, do të thoshte: “Jam I mendimit se këtë herë as nuk duhet të llogarisim rezultat tjetër përveç fitores. Këtë nuk e them se nënvleftësojmë kundërshtarin por sepse na duhet patjetër fitorja. Nuk e kemi nisur mirë këtë kampionat dhe besoj se jemi në një krizë. Jo krizë loje sepse kemi luajtur mirë në të gjitha ndeshjet, por në krizë rezultatesh. Mendoj se tani ka ardhur momenti që të mos tolerojmë më dhe të marrim pikët që na duhen për t’iu shkëputur fundit të tabelës së renditjes sepse nuk është vendi që na takon për vetë përbërjen që ka skuadra por edhe lojërat që ka zhvilluar”. Në ndeshjen e mesjavës me Mamurrasin ai nuk luajti ngaqë ka qenë I dëmtuar por tashmë ky dëmtim ka mbetur pas dhe sot do të jetë I gatshëm për trajnerin Kulli. Këtë e konfirmon vetë ai kur thotë: “Po, tashmë dëmtimi është lënë pas dhe do jem I gatshëm për të luajtur ndaj Gramshit dhe premtoj të bëj më të mirën. Nuk ka shumë rëndësi nëse do shënoj unë apo jo, e rëndësishme është të shënojë kushdo dhe ta fitojmë këtë takim”. Besimi tek suksesi I sotëm është I madh jo vetëm tek Puka por edhe tek trajneri Kulli dhe gjithë futbollistët. Edhe dy presidentët Pjetri e Matija janë të bindur se skuadra e tyre ka për të bërë më të mirën në këtë takim. Tashmë mbetet për t’u parë reagimi në fushën e lojës. Ndeshja që do luhet në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës, është filluar I përballjeve direkte të Adës me kundërshtaret e saj direkte sepse në vazhdim pas Gramshit do ndeshet edhe me HImarën, Naftëtarin dhe Kamzën. Marrja e 7-8 pikëve në këto ndeshje, do kthente besimin në skuadër për ndryshimin e gjërave në fazën e dytë megjithatë pa shkuar aq larg,  por kërkohet përqendrim maksimal tek sfida e sotme. Sulmuesi Edison Puka e përsërit besimin e tij në fitoren e sotme. “Jam I bindur sepse shoh një karikim maksimal tek të gjithë futbollistët për ta fituar këtë ndeshje. S’mund të tolerojmë më. Kemi lënë pikë të pafalshme si në fushën tonë ashtu edhe jashtë por tashmë besoj se gjërat do jenë ndryshe. Fati do kthehet nga ana jonë dhe shumë shpejt besoj se Ada do të marrë vendin që I takon në renditje”- ka thënë ai.
Gjergj KOLA