Kombëtarja kuqezi është duke zhvilluar aktualisht seancën e radhës, e vetmja për sot. Pas një fjalimi para grupit të futbollistëve në mesfushë, trajneri Panuçi ka veçuar edhe lojtarët, të cilët mendohet se do të jenë titullarë të hënën në miqësoren me Norvegjinë.

Një jelek titullari kanë marrë në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Lenjani. Për të vazhduar në mesfushë, besimi i trajnerit italian është për Qakën, Xhakën dhe Ramadanin.

Në sulm për momentin mendohet titullar Bekim Balaj, i cili do të mbështetet nga krahët nga Roshi dhe Grezda.

Dilema më e madhe mbetet ajo e portës, pasi Strakosha dhe Berisha janë të dy në një formë të shkëlqyer dhe nuk dihet se cilin prej tyre do të zgjedhë stafi teknik.

Por Berisha aktualisht nuk është në gjendjen e duhur fizike, pas një shqetësimi që ka pasur së fundi.

Ky është formacioni e përzgjedhur aktualisht nga trajneri Panuçi, por mund të ketë ndonjë lëvizje gjatë ditëve të mbetura deri të hënën.

Formacioni i mundshëm, 4-3-3

Strakosha

Hysaj Gjimshiti Mavraj Lenjani

Xhaka Ramadani Qaka

Roshi Balaj Grezda