Ditën e djeshme Vllaznia ka luajtur dhe ka fituar edhe miqësoren e dytë, atë ndaj Zetës dhe kjo ka bërë që në kampin shkodran të jenë më të kënaqur me ecurinë e ekipit. Një gjë të tillë e evidenton në prononcimin edhe vetë trajneri Plantak i cili duke folur për gazetarët është shprehur:

“Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren e arritur. Mund të them se kemi luajtur edhe më mirë se në Kosovë, ndoshta ngaqë kemi patur të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion për këtë ndeshje. Megjithatë fitoret vlejnë por jo aq sa duhet sepse ato do të ishin shumë të dobishme nëse do t’i arrinim në kampionat”.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me nivelin e lojtarëve të ardhur së fundi dhe a është i kënaqur me to, kroati i pankinës kuqeblu është shprehur: “Dihet që kjo periudhë nuk është shumë e përshtatshme për të gjetur lojtarë cilësorë, megjithatë ne ia kemi dalë që të sjellim disa basketbollistë dhe përgjithësisht jam i kënaqur me nivelin e tyre.

Kuptohet që ata duan ende kohë të përshtaten me pjesën tjetër të ekipit, por gjithsesi besoj se nga dita në ditë niveli i tyre do të vijë duke u rritur dhe do të na shërbejnë”.

Vllaznia do te tentoje te zhvilloje edhe ndonje ndeshje tjeter miqesore gjate kesaj jave, pikerisht perpara sfides se kupes me Teuten qe do te luhet me 24 janar.
© shkodrasport.com