Brajan Gruda vijon të shkëlqejë në Gjermani. Sulmuesi me origjinë shkodrane, por i rritur në vendin e katër herë kampionëve të Botës po shënon rregullisht. Duke bërë kështu që të cilësohet si një nga futbollistët me më të ardhme në Gjermani dhe pjesë e kombëtares u-19.

Edhe ditën e sotme ai ishte protagonist kryesor me ekipin e Mainz u-19. Ku shkodrani luan që fëmijë me skuadrën gjermane, Gruda shënoi në barazimin që ata arritën kundër Augsburg. Do ishte Gruda që do hapte llogaritë e ndeshjes në minutën e 55-të të ndeshjes, por goli i tij do arrihej nga ekipi bavarez në minutën e 78-të. Dhe në këtë mënyrë gjithçka u mbyll në shifrat përfundimtare 1-1.

Ky ishte goli i 8-të për mëngjërashin në këtë sezon në 10 javë të luajtura në kampionatin e 19-vjeçarëve në Gjermani. Aktualisht Mainz është në vendin e parë me 28 pikë. Duke qenë 6 pikë para vendit të dytë që aktualisht mbahet nga Nurenberg. Gruda aktualisht është pjesë edhe e skuadrës së parë të Mainz.

Ku para pak javësh ai firmosi kontratën e tij të parë si profesionist me këtë skuadër. Me siguri me performanca të tilla, sulmuesin do e shohim shprejt në Bundesliga, duke debutuar me skuadrën e njohur gjermane.
Endri ÇINARI