Vllaznia U17 nuk ka te ndalur. Ne ndeshjen e rradhes ajo ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ne Tirane ndaj ekipit te Partizanit dhe si rrjedhoje vazhdon te kryesoje e vetme renditjen e kampionatit edhe pas javes se 10-te te tij.

Takimi eshte zhbllokuar shume shpejt, qe ne minuten e 8-te kur ishte sulmuesi Gerald Kubazi qe do ta dergonte topin ne rrjeten e portes se te kuqve. Do te ishte serish Kubazi ai qe do te dyfishonte shifrat ne minuten e 38-te.

Pjesa e pare sakaq do te rregjistronte edhe nje gol te trete dhe autor i tij do te ishte Arkel Likaj, pikerisht ne minuten e 43-te dhe ne kete menyre ajo do te mbyllej ne shifrat 3-0 ne favor te Vllaznia U17.

Ne te dyten nderkohe kuqeblute nuk e kane ulur ritmin, perkundrazi kane vazhduar te luajne me te njejtin intensitet dhe deshire e per rrjedhoje ne minuten e 56-te kane shenuar edhe golin e katert me ane te futbollistit Filip Toni.

Perfundimisht 4-0 per Vllaznia U17 e drejtuar nga trajneri Gilman Lika e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 23 pikeve dhe kryeson e vetme renditjen, e ndjekur nga Teuta me 21 pike./SHKODRA-SPORT.COM/

PARTIZANI U17- VLLAZNIA U17 0-4

Golat: Kubazi 2, Likaj, Toni

Vllaznia U17: Lekaj, Selmani, Marashi, Likaj, Çelepija, Ara, Toni, Sylia, Gerbeti, Kubazi, Hajdari. Tr: Gilman Lika. U aktivizuan edhe Hotaj, Bushati, Kraja, Hoxha e Guri.