Sunday, July 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGrushte në ring, miliona në llogarinë bankare! Zbulohet shuma që fituan Anthony...

Grushte në ring, miliona në llogarinë bankare! Zbulohet shuma që fituan Anthony Joshua dhe Kristian Prenga

Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë.

Ndeshjet e këtij niveli paguhen goxha shumë. Nuk ka të dhëna zyrtare për të ardhurat financiare, por sipas mediave, Prenga u pagua 1,17 milionë euro. Ndërkohë britanikut Joshua mori rreth 4,68 milionë euro. Krahasuar me ndeshjet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik.

Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i ndeshjes dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund.

Megjithatë ndeshja pritet të jetë shumë fitimprurëse për karrierën e Prengës. Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të ndeshjes

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments